March 7th, 2024
Në Shkup sot do të protestohet për barazi ekonomike, politike dhe sociale të grave. ‘Mollëkuqja’ ju bën thirrje që të merrni pjesë në këtë marshim kolektiv në luftën e përbashkët për barazi gjinore, nën slloganin ‘Vija e kuqe: Të drejtat e grave nuk janë të negociueshme’.
Marshi do të fillojë në ora 17:00 nga sheshi 'Skënderbej' dhe do të përfundojë në Parkun e Gruas Luftëtare, me fjalimet përfundimtare.
Gratë dhe burrat do të protestojnë kundër situatës në vend, kundër neglizhencës institucionale dhe sociale ndaj grave dhe vajzave, marrë parasysh se numri i grave të dhunuara, femicidi, padrejtësitë e përditshme sociale dhe shëndetësore e deri te shkalla e lartë e pasigurisë ekonomike dhe varfërisë të grave janë vazhdimisht në rritje.
"Do të marshojmë për t'i tërhequr disa vija të kuqe të cilat nuk guxojnë të tejkalohen. Do të kërkojmë paga të barabarta mes grave dhe burrave, do të protestojmë për një shoqëri e cila duhet të njohë femicidin, do të protestojmë për të drejtat e grave në bujqësi dhe të drejtën e tyre për pushim të lindjes, do të protestojmë në mënyrë që asnjë grua të mos ngelet pa punë për shkak të mungesës së çerdheve, do të protestojmë bashkë në mënyrë që të rinjtë të mos na largohen nga vendi" thotë Rita Behadini nga QMB 'Mollëkuqja'.
Kujtojmë që përpos dhunës fizike, në rritje janë edhe denonimet e grave për dhunë psikologjike. Në vitin 2023 nga 1,166 raste të paraqitura për dhunë në familje, 708 kanë të bëjnë me dhunën psikologjike. Kjo është hera e parë që denoncimet për dhunë psikologjike tejkalojnë ato për dhunë fizike, që do të thotë se është ngritur vetëdija e përgjithshme në vend se edhe dhuna psikologjike, është dhunë dhe duhet të denoncohet, përkundër që shumë vështirë dëshmohet dhe nuk është e inkriminuar me ligjet aktuale në Maqedoninë e Veriut.
Që nga muaji mars është vënë në funksion SOS linjë në gjuhën shqipe për viktimat e dhunës në familje. Linja është pa pagesë dhe është në funksion 24 orë. E njëjta linjë ekziston dhe është funksionale edhe në gjuhën maqedonase dhe gjuhën rome. Numri në të cilin viktimat mund të paraqesin dhunën në familje është: 141 700.
Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.
TË NDRYSHME
Tetovë: Profesoresha Jashari me urdhëra seksist, kërkon të kufizojë veshjen e...
21/02/2022
Kandidati në Kërçovë ka sulmuar gazetaren Salije Sadiku, Mollëkuqja: Mjaft me...
Rita Behadini
18/10/2021
Kryeredaktori i Mollëkuqja, Ardit Ramadani fitoi çmimin e dytë për gazetari e...
Fisnik Xhelili
11/06/2024
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia