Untitled-design-(2)-1647535871.png

RMV, ligji për ndryshimin e gjinisë të martën në kuvend, „Mollëkuqja" ju bën thirrje deputetëve për reflektim

MARRE

March 17th, 2022

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka bë një hap para drejt zvogëlimit të problematikave me të cilat përballen personat transgjinor në vend duke propozuar Ligjin për Evidencë përmes së cilit do të rregullohet çështja e ndryshimit të gjinisë në dokumente.

Me miratimin e këtij ligji, personat transgjinor do të kenë mundësi që vetëm përmes letërnjoftimit dhe një deklarate të notarizuar të prononcohen për ndjesinë e gjinisë së tyre, përkatësisht ta ndryshojnë atë nga mashkull në grua ose anasjelltas.

„Моllëkuqja” përshëndet këtë veprim të ish-ministrit të drejtësisë Borjan Mariçiç dhe zëvendësit të tij, Agim Nuhiu dhe bën thirrje që të ketë ndryshime edhe në Ligjin për Familje, gjegjësisht, të legalizohen martesat mes personave me të njejtën gjini.

Të martën është dita kur ligji i lartpërmendur do të diskutohet në seancë plenare, Qendra për Mundësi të Barabarta (QMB) ndjek nga afër këtë procedurë dhe ju bën thirrje deputetëve që të reflektojnë dhe të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke votuar për këto ndryshime.

Ndër vite transgjinorët përballen me probleme në ndryshimin e gjinisë

Ligji aktual për Gjendjen Civile nuk parasheh një procedurë të qartë për ndryshimin e gjinisë. Kjo shpesh ka shkaktuar probleme për personat transgjinorë në jetën e përditshme të tyre, kur aplikojnë për një punë dhe të ngjashëm.

Vendi ynë ka dhjetëra persona transgjinor të cilët shpesh përballen me trajtim çnjerëzor, dhe një ndër arsyet e kësaj është sepse emri i tyre nuk përputhet me gjininë. Ligji i lartpërmendur do të ishte zgjidhje e këtij problemi dhe në qoftë se këto ndryshime kalojnë, ne baze te një vendimi të plotfuqishëm, Drejtoria per Udheheqjen e Librave Amë do te beje ndryshimin e te dhenave per gjinine ne librin amë.

Ndryshe, përgatitjet për ndryshimet ligjore filluan në shkurt të vitit 2019, një muaj pasi gjykata e Strasburgut vendosi që shteti i RMV-së duhej t'i paguante një personi transgjinor 9,000 euro kompensim për shkeljen e privatësisë dhe të drejtën për një mjet juridik efektiv për ndryshimin e gjinisë.

Tags:

lgbt
Ardit Ramadani

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani është jurist i diplomuar. Ai për dy vite ka punuar si gazetar në Portalb.mk, si verifikues i fakteve dhe recensent në projektin Crithink, si dhe ligjërues i vlerave të demokracisë. Ai është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.