March 15th, 2022
“Gratë dhe vajzat paguajnë çmimin më të rëndë në të gjitha krizat dhe konfliktet”, kështu thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) duke iu referuar luftës e cila po zhvillohet në Ukrainë nga sulmet e Rusisë.
Drejtoresha ekzekutive e OKB-së për Njësinë e Grave, Sima Bahous gjatë sesionit të 66-të të Komisionit të OKB-së për statusin e grave, u shpreh se gratë dhe vajzat paguajnë çmimin më të rëndë në të gjitha krizat dhe konfliktet nga Mianmari deri në Afganistan dhe nga Saheli deri në Haiti.
Krizave dhe konflikteve në fjalë u është shtuar tashmë edhe lufta e tmerrshme në Ukrainë. Lufta dëmton çdo ditë e më shumë jetën, shpresën dhe të ardhmen e grave dhe vajzave ukrainase.
Sima Bahous
Duke u bazuar në gjendjen e luftës në Ukrainë, ajo theksoi se po kërcënohet siguria ushqimore dhe qasja në shërbimet bazë, që sipas saj kjo do të prek më rëndë gratë dhe vajzat.
Tema kryesore e këtij takimi për këtë vit është forcimi i grave në përballimin me ndryshimet klimatike, që sipas Bahous edhe këtu gratë paguajnë çmimin më të rëndë.
Se gratë janë më të prekura nga situatat e lartpërmendura aprovoi edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Geuterres.
Kur burimet natyrore rrezikohen, janë gratë që e vuajnë më shumë këtë. Burimi i ushqimit, të ardhurat dhe burimi i jetesës i fermerëve gra janë prekur në mënyrë disproporcionale nga krizat mjedisore dhe kushtet e ashpra të motit
Antonio Geuterres.
Sipas zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut të paktën 636 civilë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. Në mesin e të vdekurve janë gjashtë vajza, dhjetë djem dhe tridhjetë fëmijë të tjerë, gjinia e të cilëve nuk dihet.
Fisnik Xhelili është zëvendëskryeredaktor në "Portalb.mk". Ai ka diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar, ndërsa aktualisht vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".
TË NDRYSHME
Tetova në mbrojtje të vajzave dhe grave, gjykatat të dënojnë siç duhet dhunue...
Fisnik Xhelili
02/09/2022
"Kam me t'rreh moj qikë me grushta", kur në vend të artit, servohet seksizëm ...
Fisnik Xhelili
16/09/2023
Gratë të shfrytëzojnë pushimin e lindjes, planifikimi familjar nuk duhet të j...
Vjollca Aliti
24/01/2022
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia