December 30th, 2022
Një burrë nga Haraçina ka shkuar në shtëpinë e gruas së tij me një person tjetër dhe kanë kërcënuar me armë familjarët e saj të pranishëm ndërsa gruas i kanë vendosur këllëf jastëku në kokë për ta rrëmbyer.
Ky banor i fshatit Orllancë të Komunës së Haraçinës dyshohet për veprën penale rrëmbim pasi me dhunë e ka rrëmbyer gruan e tij me të cilën është në procedurë shkurorëzimi, me qëllim që të parandalojë divorcin.
Në rrëmbim i ka ndihmuar një person tjetër, me të cilin kanë shkuar në Likovë, ku kanë kërcënuar me pistoletë dhe me pushkë anëtarët e familjes së bashkëshortes.
Më 7 dhjetor, nga një shtëpi familjare në një fshat në komunën e Likovës, me dhunë e kanë rrëmbyer gruan e lënduar të të dyshuarit me të cilin ishte në procedurë të shkurorëzimit. Familjarët e pranishëm janë kërcënuar me pistoletë dhe pushkë me qëllim që ta detyrojnë viktimën të qëndrojë në martesë me të dyshuarin. I kanë vënë një këllëf jastëku në kokë, pastaj e kanë tërhequr zvarrë drejt daljes së pasme të oborrit të shtëpisë
Ministria për Punë të Brendshme
TË NDRYSHME
"Varfëria ka fytyrë gruaje", protestuesit marshuan në Shkup për të drejta të barabarta
Mollëkuqja i ekspozoi “në shesh” mesazhet ngacmuese që vajzat pranojnë në internet
Intervistë, ministrja Petrovska: Nuk lejoj të defokusohem nga sulmet ndaj meje, luftë ndaj të gjitha formave të pabarazisë gjinore dhe dhunës