Untitled-design---2022-02-13T230105.423.png

"NewBorn" në Prishtinë këtë vit i dedikohet grave

FEMINISTING

February 13th, 2022

Monumenti i “NEWBORN”-it në i cili ndodhet zemër të Prishtinës, këtë vit i kushtohet plotësisht grave, qofshin ata të fushës së sportit, muzikës, filmit dhe tjera. Megjithatë, një ndër mesazhet që synohet të dërgohet përmes dizajnit të ri të këtij monumenti është edhe ngritja e vetëdijes në lidhje me abuzimin dhe vrasjen e grave në Kosovë, përcjell Mollëkuqja.mk.

Winged Women - Gratë me Krahë, është tema sivjet, ku monumenti NEWBORN, bashkë me krejt juve, kemi me u dhuruar grave krahë. Me i trajtuar të barabarta edhe me ju ndihmuar të ngriten çdo moment!

Fisnik Ismaili, kreator i NewBorn

Monumenti "NewBorn" i cili në shqip përkthehet "I porsalindur" është skulpturë tipografike dhe i njëjti është prezantuar për së pari herë më 17 shkurt të vitit 2008, ditën kur Republika e Kosovës shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj nga Serbia. Për çdo vit, dizajni i shkronjave të këtij monumenti që gjendet në pjesën qendrore të kryeqytetit ka ndryshuar me qëllim të prekjes së tematikave të ndryshme.

Ndryshe, "NewBorn" u zgjodh si fjalë angleze  për të përshkruar lindjen e një vendi të ri, konotacionet e tij pozitive, lehtësinë e të kuptuarit nga anglisht-folësit jo vendas dhe potencialin për ta paraqitur Kosovën si një vend të ri dhe bashkëkohor.

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është i diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar. Aktualisht punon si gazetar dhe moderator në portalin "Portalb.mk". Njëkohësisht ai vijon studimet e masterit në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia