pink-minimalist-gynecologist-logo---2024-05-03t152452.959.png

Mbizotërohet nga gratë: Kushtet në sektorin e arsimit s'janë ideale, gratë kryesisht të pakënaqura

N'THELB

May 3rd, 2024

Në një kohë kur pjesa më e madhe e profesioneve ndahen në 'punë për burra' dhe 'punë për gra', jo shpesh mund të gjejmë njerëz që zgjedhin një profesion të caktuar për shkak të dëshirës ose vullnetit të lirë. Përkundër që sektori i arsimit nga masa shihet si 'parajsë' për gratë, kryesisht për shkak të normave patriarkale, "Mollëkuqja" ju sjellë një rrëfim që dëshmon të kundërtën, përkatësisht - jo domosdo dhe jo gjithmonë ky sektor është aq i mirë për dhe ndaj grave.

Semra është edukatore në kopshin e qytetit të Strugës, ajo është shebull paradoksal i sistemit shtetëror të dështuar. Përkundër që tash pesë vite punon me orar të plotë si edukatore në institucion shtetëror, ajo nuk gëzon asnjë të drejtë apo beneficion social ndërsa në entin social figuron si e papunë.

Dashuria për punën dhe fëmijëve e mban atë me shpresë.

09e13608-cf38-45f6-bda5-4a40dfb96373.jpg

"Kam më shumë se 5 vite që punojë në Kopshtin e qytetit në Strugë me kushtet që tashmë i dinë të gjithë. Kam qëndruar dhe vazhdojë të rri aty sepse e dua punën që bëjë dhe i dua fëmijët. Madje dhe kohën e lirë e kalojë duke e shijuar me mbesën time Erina", tha Semra.

Semra nuk është 'rast i izoluar', vetëm në Strugë gjithsej 20 edukatore dhe përkëdhelëse punojnë duke ju shkelur me dy këmbë çdo e drejtë që duhet ta kenë si punëtorë, ka edhe prej atyre që në këto rrethana punojnë në këtë institucion tash mbi 7 vite.

Skandal në vete është paga që ato e marrin, përkatësisht 10 mijë denarë në muaj.

"Si mundet të kalohet muaji me 10 mijë denarë? Mendojë se ska nevojë për shpjegim, me këtë shumë mundet të kalohen vetëm disa ditë edhe atë duke zgjedhur me kujdes nevojat që do ia plotësosh vetës", i tha Semra gazetares së 'Mollëkuqja'.

Semra shtoi se grupet në këtë kopsht janë të mbingarkuara me fëmijë ndërsa marrë parasysh moshën e njomë të tyre, ata kërkojnë përkushtim dhe vëmendje të veçantë. Por siç thotë ajo, rrallë kush e vlerëson këtë.

"Kam përshtypjen se të jesh vajzë apo grua në shoqërinë ku jetojmë shpesh nuk vlerësohesh për mundin dhe kontributin që jep, qoftë profesional ose diçka tjetër. Pa dyshim se roli i gruas ka progres viteve të fundit, më herët ka qenë edhe shumë më keq. Për mendimin tim është shumë i rëndësishëm pavarësia ekonomike për një grua dhe ndryshimi më i madh që shoqëri që unë e vlerësojë është se të paktën gratë tash kanë të drejtë lirshëm të kyçen në tregun e punës", shtoi Semra.

Semra ju bënë thirrje të gjitha vajzave të reja që të mësojnë, të edukohen dhe të guxojnë.

Burrat nga ana tjetër janë të prirur të punojnë punë të cilat kompensohen me paga më të larta. Dallimi mes gjinive në këtë pikë është i lartë. Sipas Entit Shtetor të Statistikave në vitin 2019, me rrogë 30001-40000 denarë në vendin tonë paguhen 32.7% gra dhe 67.3% burra. Pagë mujore mbi 40 001 denarë marrin vetëm 22.4 % gra në vendin tonë, ndërsa pjesa tjetër janë burra, pra 77.6 %.

Lexo edhe këtë: “Arsimi është punë për gra”, burrat drejtohen te punët më të paguara

Lexo edhe këtë: Numri i vogël i çerdheve në Maqedoninë e V. ndikon në papunësinë e grave

Shefkije Alasani

Shefkije Alasani

Shefkije Alasani Dika ka kryer studimet në Universitetin e Evropës Juglindore në drejtimin "Komunikim Ndërkombëtar". Tre vite ka punuar si gazetare në sektorin e informimit online në Televizionin Alsat, kurse nga viti 2019 punon si gazetare e pavarur në projekte të ndryshme mediatike. Shefkija është edhe verifikuese e fakteve dhe recensente.

donor image

Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia