November 5th, 2024
Çmimin e parë për gazetari inovative dhe kreative "Ilija Zhupanovski", i ndarë nga Fondacioni Metamorphosis e fitoi kryeredaktori përgjegjës i portalit Mollëkuqja, Ardit Ramadani. Ai u vlerësua për artikullin e publikuar në Mollëkuqja, "Analizë: Histeria mediatike për gjininë e Imane Khelif i ka rrënjët në Rusi, mediet ranë në kurthin e Rusisë, përsëri".
Ky është çmimi i dytë brenda një viti për kryeredaktorin e Mollëkuqja, Ardit Ramadani.
Artikullin fitues e lexoni duke klikuar KËTU.
Ai u vlerësua nga një komision profesionist për shfrytëzim të teknologjive të informacionit dhe komunikimit në mënyrë kreative dhe inovative, gjë që sipas komisionit profesional, ka ndikuar në edukimin e të rinjve dhe për forcimin e rezicencës së tyre ndaj dezinformatave.
Vlerësimi i gazetarëve të Mollëkuqja me çmime të ndryshme për gazetari profesionale është dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundur ndaj standardeve më të larta etike dhe profesionale. Duke u fokusuar në tema thelbësore për të drejtat e njeriut, edukimin seksual dhe feminizmin, ne i japim zë të vërtetës dhe promovojmë drejtësinë sociale përmes raportimit tonë.
TË NDRYSHME
Fushata “SEEN”: Gratë dhe vajzat t’i raportojnë ngacmimet në rrjete sociale
Fisnik Xhelili
14/09/2021
Punëtorët seksual në RMV kërkuan të drejtat e tyre në shesh, „Mollëkuqja” mbë...
Ardit Ramadani
17/12/2021
Fotografi e keqe nga VLEN: Burrat funksionerë në binë, gratë duartrokasin nga...
Ardit Ramadani
21/06/2024
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia