Untitled-design-8.png

Fushata „Seen” përmbyllet me një mural, Luma: Shërben si alarm afatgjatë për të raportuar mesazhet ngacmuese

CEO

December 7th, 2021

Ka përfunduar murali i parë i realizuar nga Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë. Artisti Arian Xhaferi punoi për disa ditë në mënyrë që mesazhi të cilin “Mollëkuqja” synon ta përçojë deri te të rinjtë e kësaj shkolle si dhe kalimtarët e rastit, të jetë sa më i kuptueshëm, edhe atë, që mesazhet ngacmuese në internet nuk duhet injoruar por duhet raportuar, shkruan Mollëkuqja.mk.

Si “alarm” i cili do i rikujtojë vajzat të raportojnë mesazhet ngacmuese në internet, konsideron Donika Luma nga “Mollëkuqja” se do të shërbejë ky mural, ajo shtoi se ky është aktiviteti përmbyllës i fushatës “Seen” të kësaj organizate.

“Pas disa aktiviteteve të njëpasnjëshme në mënyrë që të ngrisim vetëdijen në lidhje me ngacmimet në internet dhe pasojat e këtij fenomeni, sidomos tek grupmoshat e reja, e pamë të arsyeshme që ta përmbyllim projektin me diçka që do të ngelë afatgjatë dhe do të shërbejë si një alarm i cili do t’i rikujtojë vajzat të raportojnë mesazhet shqetësuese në internet” tha Donika Luma nga organizata joqeveritare “Mollëkuqja”. 

Kështu duket murali:
Fushata “Seen" 

“Mollëkuqja” filloi këtë fushatë duke kontaktuar 208 vajza të moshës 18 deri 25 vjeçare të cilat ju përgjigjën anketës në formë elektronike. 150 vajza janë nga qyteti i Tetovës, 51 nga Gostivari dhe numri i mbetur nga Kërçova, Prishtina dhe Ohri, nga vendbanime rurale (45.1%) dhe urbane (54.8%). 207 prej tyre janë shqiptare dhe njëra është turke.

Fokusi i anketës ishte qe të mësojmë se sa vajzat e moshës madhore por që akoma janë në të njëzetat e hershme, janë viktima ose pre e ngacmimeve seksuale, sigurisht, edhe çfarë nënkuptojnë me këto ngacmime dhe nëse janë të gatshme t’i raportojnë. 

LEXO: https://www.mollekuqja.mk/posts/shume-vajza-ne-gostivar-dhe-tetove-pre-e-ngacmimeve-seksuale-ne-rrjetet-sociale

Punëtoria 

Menjëherë pas hulumtimit dhe analizimit të të dhënave nga hulumtimi, më datë 11 shtator, Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” realizoi në Gostivar punëtorinë “Ngacmimet në rrjete sociale”, aktivitet ky që është pjesë e fushatës “SEEN”.

Duke pasur parasysh të dhënat e hulumtimit, në punëtorinë e organizuar u diskutuan: përkrahja psikologjike e viktimave që pranojnë mesazhe që përmbajnë ngacmime, gjuhë të urrejtjes, kërcënime ose ofendime; përkrahja juridike dhe forma se si kjo rregullohet me ligjet pozitive në vend; dhe procedura e denoncimit të rasteve të tilla deri në ndërmarrjen e masave nga autoritetet kompetente.

Folësit në këtë punëtori ishin: Nermine Izairi, Arta Selmani Bakiu dhe Valdeta Adili.

LEXO: https://www.mollekuqja.mk/posts/fushata-seen-grate-dhe-vajzat-t-i-raportojne-ngacmimet-ne-rrjete-sociale

“Mollëkuqja” i ekspozoi mesazhet ngacmuese në sheshin e Tetovës dhe Gostivarit 

Sheshi i Tetovës dhe Gostivarit u mbush me mesazhet më të shpeshta ngacmuese të cilat vajzat e reja i marrin për çdo ditë. Këto mesazhe u ekspozuan në qendër të Tetovës dhe Gostivarit  në ekspozitën “Prej n’inbox, n’shesh” e cila u realizua në kuadër të fushatës “Seen” nga Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”. Ekspozita u shfaq edhe në mbrëmje, në hapësirat e Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik “Loja”.

Zhvillimi i teknologjisë ka rritur ndjeshëm edhe ngacmimet seksuale të cilat ndodhin në internet, si pasojë e kësaj, shumë vajza për çdo ditë përballen me mesazhe dhe përmbajtje të padëshiruara në profilet e tyre. Për këtë, “Mollëkuqja” nëpërmjet ekspozitës, shfaqi në qendër disa nga mesazhet më të shpeshta ngacmuese, të cilat vajzat i marrin vazhdimisht. Qëllimi i kësaj ekspozite ishte që qytetarët të njoftohen më afër me këtë fenomen, të ngritet vetëdija e tyre dhe këto raste mos të kalojnë në heshtje por të raportohen.

“Ekspozita “Prej n’inbox, n’shesh” ka për qëllim të nxjerr në pah, të gjithë t’i shohin mesazhet të cilat vajzat i marrin vazhdimisht në rrjetet sociale. Mesazhet që përmbajnë ngacmime, ofendime, gjuhë të urrejtjes dhe kërcënime të ndryshme. . Ne kemi kërkuar nga vajzat që të na dërgojnë mesazhet që ata marrin në rrjetet sociale, në mënyrë që ne të përzgjedhim ato që më së shpeshti vajzat I marrn, ku i ekspozuam në sheshin qytetit të Tetovës” tha Rita Behadini, Presidente e "Mollëkuqja"

 LEXO: https://www.mollekuqja.mk/posts/mollekuqja-i-ekspozoi-ne-shesh-mesazhet-ngacmuese-qe-vajzat-pranojne-ne-internet

Eksperimenti social

Për të kuptuar se si të rinjtë e Maqedonisë së Veriut i shohin mesazhet ngacmuese në internet dhe cila është dera në të cilën ata trokasin për të raportuar këto mesazhe, “Mollëkuqja” realizoi eksperiment social, kështu duke intervistuar tetë persona që kanë një lloj raporti me njëri tjetrin.

Ndiqeni videon duke klikuar KËTU.

Poezia

Presidentja e Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” shkroi dhe recitoi një poezi vetëdijësuse në lidhje me ngacmimet që ju bëhen grave dhe vajzave në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Behadini në këtë video preki edhe shumë problematika tjera të cilat i tangojnë gratë në shoqërinë tonë.

Ndiqeni videon duke klikuar KËTU.

Ndryshe, mediumi Mollëkuqja.mk gjithashtu u përkrah nga ky projekt, i cili u realizua në bashkëpunim me Democracy Lab në kuadër të projektit Young Cities, implementuar nga Institute for Strategic Dialogue – ISD.

Murali në gjimnazin

MURALI NË GJIMNAZIN "7 MARSI" NË TETOVË

Murali në gjimnazin

MURALI NË GJIMNAZIN "7 MARSI" NË TETOVË

Murali në gjimnazin

MURALI NË GJIMNAZIN "7 MARSI" NË TETOVË

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani

Ardit Ramadani është jurist i diplomuar. Ai për tre vite ka punuar si gazetar në Portalb.mk, si verifikues i fakteve dhe recensent në projektin Crithink dhe Vistinomer.mk, si dhe ligjërues i vlerave të demokracisë. Ai aktualisht është gazetar në televizionin nacional Alsat M dhe njëkohësisht bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.