June 11th, 2024
Gratë, udhëheqëse të kompanisë "Timak", kanë prodhuar automjetin ushtarak të parë shqiptar. Ata këtë automjet e pagëzuan me emrin "Shota" ndërsa sipërmarrësja nga kjo kompani, Arjeta Muca, tha se makina është përfunduar brenda një kohe shumë të shkurtër, rreth 3 muaj.
"SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, i lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme shqiptare. E fortë, sypatrembur, krenare - SHOTA mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit." shkruan kompania "Timak" në Facebook.
Kompania e cila ka prodhuar këtë automjetin "SHOTA" ka një ekip me 75% vajza të reja, ata kanë arritur që deri tani të eksportojnë makina në 20 shtete të botës ndërsa së fundmi, patën guximin që të futen edhe në tregun e industrisë ushtarake.
"Më mori dikush në telefon nga Izraeli. Ishte shqiptare dhe kishte parë një ambulancë izraelite Made in Albania dhe ishte çuditur. Më ndodh shpesh që takoj njerëz që çuditen me ne. Ndërsa unë çuditem me çudinë e tyre,” kishte deklaruar më herët Arjeta Muca.
Automjeti do të prezantohet në panairin e Parisit në datat 17-21 qershor. Automjeti deri tani ka pasur shumë interes dhe veçse janë rezervuar shumë takime.
Më të interesuar për këtë automjet janë kompanitë nga Polonia, Çekia dhe Ukraina. Ata dëshirojnë që të ndërtojnë fabrika në Shqipëri për të prodhuar dronë ushtarakë.
Ardit Ramadani është magjistër i Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë. Ai është autor dhe redaktor i disa hulumtimeve. Më herët, ka punuar si verifikues i fakteve në Vërtetmatës.mk dhe Crithink.mk, si gazetar në ‘Portalb.mk’ dhe në Televizionin Kombëtar ‘Alsat M’. Aktualisht, Arditi është kryeredaktor përgjegjës në portalin ‘Mollekuqja.mk’ dhe udhëheqës i hulumtimit në Forumin për Ndryshime në Arsim. Arditi është bashkë-themelues në të dy këto organizata.
TË NDRYSHME
Jetë mes dy dashurish: Pikturat në muret e Galerisë Kombëtare rrëfejnë autobi...
Rita Behadini
16/12/2022
Tina Abdulla: Më vjen mirë që nuk jam rritur në një mentalitet që kufizon vaj...
Blerim Salihi
30/03/2022
"S'e vras mendjen për përfitimet as paragjykimet, i dua bletët" tha për 'Moll...
Fisnik Xhelili
19/04/2024
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia