Erin.webp

Erin Jackson u bë gruaja e parë me ngjyrë që fitoi medaljen e artë në patinazhin e shpejtë

DORA VETË

February 15th, 2022

Banorja e qytetit Salt Lake Erin Jackson dëshmoi në skenën globale se përse rënditet në vendin e parë në botë, shkruan Deseret News.

Pasi pothuajse mungoi në Olimpiadë për shkak të një gabimi jo karakteristik në provat olimpike në ShBA, Erin Jackson dëshmoi se përse ajo renditet në vendin e parë në botë, në skenën më të madhe globale.

Me një kohë prej 34.07, të dielën, Jackson e fitoi medaljen e artë në garën 500 metra në patinazhin e shpejtë në Lojërat Olimpike Dimërore në Beijing.

Me performancën e saj për medaljen e artë, Jackson u bë gruaja e parë me ngjyrë që fitoi një medalje individuale në patinazhin e shpejtë në Lojërat Olimpike. Ajo është gjithashtu gruaja e parë Amerikane që fitoi në garën e 500 metrave në Lojërat Olimpike që nga Bonnie Blaire në vitin 1994 dhe gjithashtu është gruaja e parë Amerikane që fitoi një medalje individuale në patinazhin e shpejtë, që pas Chris Witty i cili fitoi garën e 1000 metrave në Lojërat Olimpike Dimërore në qytetin Salt Lake, në vitin 2002.

“Shpresoj se do të ketë ndonjë efekt” tha Jackson për Team USA. “Shpresoj që të shohim më shumë pakica apo minoritete që të dalin jashtë dhe të provojnë disa prej këtyre sporteve dimërore, sidomos në ShBA. Shpresoj që të jem një shembull i mirë, veçanërisht për të ndihmuar fëmijët që të shohin se ata nuk duhet të zgjedhin vetëm njërën, ndërmjet shkollës dhe sportit.”

Me hapin e saj të fundit kundrejt vijës së përfundimit, koha e Jackson-it prej 37.04 e vendosi atë në epërsi – 0.08 sekonda para konkurrentes Tagakit.

Mikja e skuadrës dhe banorja e qytetit Salt Lake, Brittney Bowe po e shikonte dhe po brohoriste për Jackson në buzë të sheshit.

“Thjesht duke qënë aty si një mikeshë e mrekullueshme e skuadrës, një mikeshë e shkëlqyer dhe si një mentore e mrekullueshme,” tha Jackson për NBC. “Pastaj sigurisht, në fillim të këtij viti, më ka ndihmuar të futem në ekip (Olimpiadë).”

Pasi Jackson rrëshqiti në mënyrë jo karakteristike dhe dështoi të kualifikohej për Olimpiadën në 500 metra në provat olimpike të patinazhit të shpejtë në SHBA, Bowe - e cila përfundoi e para - ia dha vendin e saj Jackson.

Siç do ta kishte fati, Bowe gjithashtu pati mundësinë të ishte pjesë në garën e 500 metrave në Beijing pasi shtetet kthyen vendet e kuotave në këtë garë.

Ajo përfundoi në vendin e 16 me një kohë prej 38.04.

Pas përfundimit të ngjarjes - Olga Fatkulina nga Komiteti Olimpik Rus dhe Andzelika Wojcik nga Polonia përfunduan në vendin e 10-të dhe 11-të, respektivisht - Jackson kishte fituar zyrtarisht medaljen e artë.

“Mendoj se qava në atë moment,” tha Jackson, për Team USA. “Një çlirim i madh i emocioneve. Isha shumë e shokuar, shumë e lehtësuar dhe shumë e lumtur.”

Përktheu dhe përshtati: Zimrisha Kupa

 

Tags:

sport