November 13th, 2024
Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duke siguruar mbi 270 vota elektorale të nevojshme për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë pas humbjes në vitin 2020. Gjithë fushata e tij është karakterizuar nga qëndrime seksiste dhe të ashpra, veçanërisht sa i përket autonomisë trupore në lidhje me të drejtat riprodhuese dhe abortin.
Shëndeti riprodhues i grave ishte në krye dhe në qendër të garës presidenciale. Deklaratat e tij edhe ndaj kundër kandidates së tij grua, demokrates Kamala Harris, por edhe ndaj grave në përgjithësi shpesh kanë qenë kontraverse dhe të mbushura me retorikë konservatore, duke përfshirë edhe premtime si emërimin e gjyqtarëve që kundërshtojnë abortin në mënyrë që të mbështesin legjislacionin që kufizon të drejtat riprodhuese të grave.
Qëndrimet, premtimet dhe fushata e Trump ka ngjallur shqetësim mes grave në SHBA dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut, të cilët frikësohen se administrata e re mund të përmbysë përparimet e arritura në dekadat e fundit.
Por edhe sa i përket abortit, Trump gjatë fushatës ka ndërruar disa herë formulimin e qëndrimit të tij, nëse duhet të ketë rregullim federal apo të mbetet në diskrecionin e shteteve. Numri i klinikave gjinekologjike dhe atyre të abortit po zvogëlohet çdo ditë, përderisa ka rritje të numrit të vdekshmërisë maternale.
Sondazhet dëshmojnë se fushata e Harris, e cila përfshinte edhe reklama që audiencën target i kishin burrat me qëllim që të bindeshin votuesit se të drejtat riprodhuese janë në dobi të të gjithëve, është betejë e humbur.
Pas zgjedhjes së Trump, gratë po përballen me një fushatë të ashpër mizogjene nga figura të ekstremit të djathtë, të cilët po postojnë në rrjetet e tyre sociale me komentet “Trupi yt. Zgjedhja ime. Përgjithmonë”.
Po ashtu, Projekti Trevor, linja telefonike nga një kolektiv mbështetës i të rinjve queer për parandalimin e vetëvrasjes, tregoi se po përjetojnë një rritje gati 200% në telefonata nga të rinjtë. Sipas tyre 90% e të rinjve LGBTIQ+ raportojnë se mirëqenia e tyre ishte ndikuar negativisht për shkak të zgjedhjeve.
“SHBA-të votuan për atë që quhet “maskulinitet hegjemonik”, një gërshetim kulturor i tipareve stereotipike burrërore dhe nënçmimi i pafund dhe regresiv i grave dhe burrave ‘më femëror’”, shkruan The Conversation.
Analistët në SHBA shkruajnë se përmbysja e Roe v Wade bashkë me fitoren e Trump-it do të frymëzojë dhe inkurajojë konservatorët në mbarë botën që të ndërmarrin veprime kundër të drejtës së zgjedhjes dhe qasjes në shëndet riprodhues.
Artikulli fillimisht është publikuar në: QIKA.
TË NDRYSHME
Përmbajtja e kësaj ueb-faqeje është përgatitur nga Mollëkuqja me mbështetje të popullit Amerikan përmes Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Pikëpamjet e autorëve të shprehura në këtë ueb-faqe nuk reflektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencionit për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Platforma mollëkuqja.mk është projekt i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja". Nëpërmjet kësaj platforme ne synojmë të krijojmë një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtët jo vetëm mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 / Mollëkuqja.mk | Made by LuckyMedia