E para e punës, ka grua që braktis burrin pa fare dhimtë, po nuk ka nënë që me të njejtën gjakftohtësi braktis fëmijët.
Gruaja në fjalë, person i njohur për redaksinë, me dhunë nga babai detyrohet të martohet me një burrë që kishte trefishin e moshës së saj. Të bashkëjetoj në një shtëpi me kushte të mjerueshme dhe në bashkësi me kunetër, vjehërri. Që situata të rëndohej më shumë ai ishte i papunë. I papunë dhe i dhunshëm kjo e rëndon deri në pafundësi situatën.
Instinktin për të shpëtuar e kanë të gjithë, por gratë shumë shpesh dorëzohen në situatat kur vinë nga vende rurale ku mbështetja për to jo vetëm mungon, por kanë frikë tu thonë “jo” prindërve kur kanë vendosur që t’i martojnë si vajza në fjalë.
Nejse, ditët e netët e saja ngelen makthi i së kaluarës, pasi vendosi të shpëtoj duke lënë pas fëmijët për të cilët paguan alimentacion.
– Kush je ti?
– Jam unë ajo gruaja që më quajtën çkamos, me fjalët më banale. Jam unë gruaja që braktisa fëmijët në një qendër tregtare në Tetovë, sipas disave. Por jo, unë nuk braktisa fëmijet e mi braktisa një burrë që nuk ishte kurrë burrë, një burrë që ma zgjodhën, jo që e zgjodha.
– Nuk shkonit bashkë?
– Unë përbiva çdo gjë të atij njeriut, s’kisha zgjedhje tjetër, pranova moshën, arrogancën dhunën fizike e psikologjike nga një familje 20 anëtarshe ku patate me krip gjak dhe lot haje çdo ditë. Pesë vite bashkëjetesë me atë njeri, jo vetëm që nuk më nxirrte të darkoja e të haja drekë siç thotë zotëria në fjalë, por edhe fëmijët kur na kanë lindur nuk ishte një herë me mua moralisht, mos flasim për mbështetje materiale, ato gjëra që më duheshin na i siguronte vëllai i tij.
– Megjithatë, për ty u thurrën shumë legjenda, gruaja që braktisi fëmijët?
– Nuk braktisa fëmijët, dua t’i shpëtoj, t’i nxjerr në dritë fëmijët e mi. Këtë vendim e kam marrë në momentin që më kërkonin një akullore e nuk kisha para t’u bleja, merrnin lëpinin lugët që i kishin hedhur fëmijët tjerë rrugëve e unë qaja dhe vdisja çdo ditë. Në atë moment nuk durova, i vura kusht vetes që unë do të punoj që fëmijëve të mi të mos ju mungojë asgjë.
– Po atyre u mungon nëna ?
– Është e vërtetë që unë ju mungoj, po unë i jam përgjëruar babit të fëmijëve të mi telë punoj s’ka pranuar. Për vete kam gjetur edhe shtëpi, edhe punë që të jetoj me fëmijët e mi, por nga mentaliteti i egër babai nuk më lejoi dhe më ndodhi diçka shumë e rëndë për të cilat ekzistojnë denoncimet në polici. Thjeshtë ndihesha e robëruar nga një botë burrash dhe dikur i vura litarin vetes, por ishte biri im që më tha “Mam, nëse ti vdes kush do punoj për ne?”. Atëherë i kam vënë kusht vetes do punoj e jetoj për fëmijët e mi.
– Të kanë parë familjarët e tu të dhunuar ?
– Disa herë më kanë parë tek sa kam ikur nga dhuna fizike dhe ajo psikologjike bashkë me fëmijët. Refuzoja të kthehesha, por babai më detyronte. Familjarët më ofendonin në sy të fëmijëve, derisa djali u tha ” ju i keni të gjitha, ne s’kemi as një çokolladë”
– Thonë se ike me të dashurin?
– Ky rreth është i etur për të gjykuar. I duan më shumë viktimat se vajzat që përpiqen të shpëtojnë. Unë ika për kontratë punë, ndodhem në Itali dhe përpiqem që t’i shpëtoj dhe fëmijët e mi të cilëve u kam premtuar se do ta bëj. Unë nga fëmijët e mi kurrë s’do heq dorë, as nuk kam hequr kurrë.
– Të duket gjyq i ashpër me që ish’ burri doli dhe u mundua të hedh baltë mbi ty?
Uroj që gratë shqiptare në Maqdoni të mos gjykohen me një mikrofon në dorë, e aq më pak të jetë zëri i një gruaje gazetare që pyet njërën palë dhe gjykon me tone të ashpra. Ai flet në intervistë me kurrizin kthyer paburrërisht, ndërsa unë do të dal me fytyrë gra të dashura, nuk më humbin moralin mua disa gra që kënaqen me një fustan të blerë nga burri e që duhet t’i marrin leje vjehrrive të shkojnë te nëna. Nuk ma ulin moralin as disa burra që janë mësuar gruan ta trajtojnë si shërbëtore e kur të vij zotëria në shtëpi t’i thotë “s’ke bërë gjë”.
A do të thotë e moralshme të rrish e të durosh në një shtëpi ku vjehrri të shan nënën?! Unë shpëtova nga ajo shtëpi, por më vjen keq për gratë që ngelen aty e vazhdojnë t’u shahen nënat e vdekura në varr.
– Ç’të ka vrarë më shumë ?
– Burrat në komente që dëshirojnë të më vrasin, krejt kjo e nxitur nga një gazetare grua. Mua për fëmijët e mi nuk më tremb as plumbi, po mua s’më interesojnë fjalët përderisa e di se fëmijët e mi nuk më ndërrojnë me asgjë në botë, se mami punon edhe për ato, ju dërgoj para muaj për muaj, e ku ta di si i harxhon babai i tyre “hero” që gjysmën e komenteve i ka berë vetë duke u përpjekur ta përulë nënën e fëmijëve të tij.
Koment:
Gruaja në fjalë siç e shihni ka ikur nga një botë e egër burrash. Nga një mentalitet që e gjykon pse ka gjetur mënyrën si të shpëtoj. Epo më mirë ta shani se sa ta vajtoni !