Testim për HIV. Foto: Foremniankowski në Canva
Testim për HIV. Foto: Foremniankowski në Canva

Testime falas për HIV në 10 qytete të Maqedonisë së Veriut, filloi fushata kombëtare e ndërgjegjësimit

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar fushata për testim falas për HIV-in dhe disa sëmundje tjera. 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, së bashku me Qendrën Hepar – Manastir dhe klinikat për gastroenterohepatologji dhe sëmundje infektive, me rastin e Ditës Botërore për Luftën kundër Hepatitit, kanë filluar fushatën e përbashkët kombëtare për skrining falas dhe anonim për Hepatit B, Hepatit C dhe HIV, si dhe elastografi për sëmundje kronike të mëlçisë. 

Fushata kombëtare do të realizohet në 10 qytete të vendit. 

Lista e qyteteve ku do të kryhet skriningu falas: 

  • 28 korrik: Shkup: 10:00–13:00 / Kumanovë: 18:00–20:30
  • 30 korrik: Tetovë: 10:00–12:30 / Gostivar: 18:00–20:30 
  • 01 gusht: Strugë: 10:00–12:30 / Ohër: 18:00–20:30 
  • 04 gusht: Manastir: 10:00–12:30 / Prilep: 18:00–20:30 
  • 06 gusht: Shtip: 10:00–12:30 / Gjevgjeli: 18:00–20:30 

Qëllimi është të rritet ndërgjegjësimi për këto sëmundje. 

Друго