Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” në bashkëpunim me shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” sot në fshatin Tearcë të Tetovës organizuan orë letrare me qëllim promovimin e autoreve gra dhe ngritjen e vetëdijes për ndasinë autoriale gjinore në letërsi.
Gjatë takimit nxënësit prezantuan biografinë e poetes Lindita Ahmeti, poete shqiptare që ka botuar mbi dhjetë vëllime me poezi. Që në vitet e ’90-ta ajo ka përdorur penën për të shprehur atë që shpirti i ka thënë. E lindur në Prizren por e shkolluar në Shkup, ku edhe vazhdon veprimtarinë e saj në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.
Gjatë takimit u diskutuan disa nga poezitë e shumta të Ahmetit, për të cilat nxënësit gjithashtu shprehen këndvështimin e tyre por edhe mbresat që këto poezi ua kanë lënë. Ky takim u mbyll me leximin e disa poezive të shkruara nga vet nxënësit.
Ky projekt i “Mollëkuqja” ka për qëllim nxitjen e leximit të librave të autoreve gra, duke dashur që të nxis dashurinë për librat dhe leximin, por edhe të mbështesë gratë në letërsi.Orë letrare në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” në Tearcë
