Flamuri i Japonisë. Foto: Aflo Images në Canva
Flamuri i Japonisë. Foto: Aflo Images në Canva

Japonia e zgjodhi kryeministren e parë grua 

Sanae Takaichi ka hyrë në histori si gruaja e parë që do të udhëheqë Japoninë. 

Takaichi, e njohur për qëndrimet e saj konservatore dhe afërsinë me ish-kryeministrin Shinzo Abe, fitoi 237 vota në Dhomën e Ulët të Parlamentit, duke siguruar pozitën më të lartë ekzekutive. 

Takaichi pritet të ketë qasje më të ashpër në çështjet si imigrimi dhe ato sociale. 

Megjithatë, rruga e saj si udhëheqëse nuk pritet të jetë e lehtë. Japonia përballet me krizë ekonomike, rritje çmimesh dhe pasiguri sociale, 

Takaichi pritet të bëjë betimin zyrtar të martën në mbrëmje, duke hyrë në histori si gruaja e parë në postin e kryeministres së Japonisë, një moment që, pavarësisht kritikave politike, mbetet i rëndësishëm për lëvizjen për barazi gjinore në vend. 

 

Друго