Foto: Alexxndr në Canva
Foto: Alexxndr në Canva

HIV/AIDS në rritje në Maqedoninë e Veriut: 3 raste të reja, 1 viktimë vetëm në qershor 

Gjatë muajit qershor në Maqedoninë e Veriut u raportuan dy raste të reja me HIV dhe një me AIDS. 

Instituti i Shëndetit Publik raportoi se të gjitha rastet u regjistruat te burrat. 

“Nga rastet e reja, dy i përkasin grupmoshës 30-34 vjeç dhe një rast grupmoshës 60-64 vjeç”, thanë nga ISHP. 

Nga aty konfirmuan se u regjistrua një vdekje nga AIDS. 

“Në grupin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe të gjakut (duke përjashtuar HIV/AIDS), u regjistruan 8 persona të infektuar, duke përfshirë 4 raste të Hepatitit B viral, 3 infeksione nga klamidia dhe një rast me gonorre”, informoi ISHP.   

Numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për periudhën 1987–2025, është 709, edhe atë: 136 persona kanë vdekur, dhe 569 persona jetojnë me HIV/AIDS (4 persona kanë rezultat të panjohur).    

Kujtojmë se, numri i pacientëve HIV pozitiv në Maqedoninë e Veriut është në rritje e sipër, derisa buxheti për ilaçe dhe parandalim po zvogëlohet. 

Друго