Në mars 2025 në Maqedoninë e Veriut u regjistruan tre raste me HIV dhe një me SIDA, të gjithë të grupmoshës 20-29 vjeç.
Ndërkaq u regjistrua një vdekje nga SIDA.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në grupin e infeksioneve seksualisht dhe të transmetueshme nga gjaku (përjashtuar HIV/AIDS) janë regjistruar njëmbëdhjetë persona të infektuar.
Katër raste me hepatit viral B, tre raste me sifilis, dy raste me infeksion klamidia dhe nga një rast me hepatit C dhe gonorre.
Kujtojmë që numri i pacientëve HIV pozitiv në Maqedoninë e Veriut është në rritje e sipër, ndërsa buxheti për ilaçe dhe parandalim po zvogëlohet.
Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut numri i personave të regjistruar me HIV/AIDS për periudhën 1987-2023, është 698. Prej të cilëve 132 persona kanë vdekur, dhe 562 persona jetojnë me HIV/AIDS (4 persona me rezultat të panjohur).