Sanae Takaichi ka hyrë në histori si gruaja e parë që do të udhëheqë Japoninë.
Takaichi, e njohur për qëndrimet e saj konservatore dhe afërsinë me ish-kryeministrin Shinzo Abe, fitoi 237 vota në Dhomën e Ulët të Parlamentit, duke siguruar pozitën më të lartë ekzekutive.
Takaichi pritet të ketë qasje më të ashpër në çështjet si imigrimi dhe ato sociale.
Megjithatë, rruga e saj si udhëheqëse nuk pritet të jetë e lehtë. Japonia përballet me krizë ekonomike, rritje çmimesh dhe pasiguri sociale,
Takaichi pritet të bëjë betimin zyrtar të martën në mbrëmje, duke hyrë në histori si gruaja e parë në postin e kryeministres së Japonisë, një moment që, pavarësisht kritikave politike, mbetet i rëndësishëm për lëvizjen për barazi gjinore në vend.