Në “Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave”, Kombet e Bashkuara publikuan të dhëna alarmante, në vitin 2024 vu vranë mbi 80.000 gra.
Sipas OKB-së, çdo dhjetë minuta një grua ose vajzë vritet nga partneri ose një anëtar i familjes.
Në total, rreth 83.000 gra u vranë me qëllim në mbarë botën.
Në 60% të rasteve, autori ishte dikush nga familja ose partneri. Për krahasim, vetëm 11% e vrasjeve të burrave kryhen nga familjarë ose partnerë.
Të dhënat vijnë nga 117 vende. Femicidet janë veçanërisht të larta në vendet afrikane, ndërsa Amerikës së Jugut dhe Veriut u renditen më pas. Në Azi dhe Evropë, rastet ekzistojnë, por në krahasim me popullsinë janë më të ulëta.
Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregon se mbi 30% e grave kanë përjetuar dhunë gjatë jetës. Kjo përkthehet në rreth 840 milionë viktima.
Që prej më shumë se tre dekadash, 25 nëntori shënohet si “Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave”.
Në këtë ditë, ndërtesat ndriçohen me ngjyrën portokalli dhe organizohen protesta e aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit ndaj dhunës ndaj grave dhe vajzave.




