Arta Mero
Arta Mero është profesoreshë inordinare në lëminë familjare dhe trashëgimore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore. Ajo që nga viti 2018 deri vitin 2022 ka qenë prodekane në Fakultetin juridik. Aktualisht është koordinatore e Klinikës Juridike “Emine Zendeli” dhe është direkt e kyçur në dhënien e ndihmës juridike falas për grupet e margjinalizuara të shoqërisë, veçanërisht të grave dhe fëmijëve viktima të dhunës në familje.